Me 5548 kg mallra kontrabandë nga Belgjika në Shqipëri, dy në pranga

AKTUALITET


Në kuadër të operacionit policor të koduar “Fake delivery” është vënë në pranga 45-vjeçari me inciale E. Ç. Dhe 58-vjeçari me inciale N.H. Ky i fundit transportonte mallra të kontrabanduara nga Belgjika në Shqipëri, ndërsa 45-vjeçari i magazinonte mallrat në subjektin që administronte në Tiranë. Gjithashtu, është proceduar penalisht bashkëshortja e 45-vjeçarit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin në administrim nga 45-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën veshje të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara, të cilat ishin transportuar nga Belgjika drejt Shqipërisë, nga 58-vjeçari N.H.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshje të ndryshme të kontrabanduara, me peshë totale 5548 kg.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Skip to toolbar