Veliaj prezanton nismën e re: Tani mund të vizitosh Tiranën me OpenBus Albania

AKTUALITET


Tani mund të vizitosh Tiranën me autobus të hapur shëtitës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka ndarë disa nga fotot e nismës së re që u mundëson turistëve të shumtë një tur në pikat kryesore në kryeqytet. “Kush është për një xhiro?

Tani mund të vizitosh Tiranën me OpenBus Albania. Autobusi më i ri i cili mundëson turin anë e kënd qytetit, për të gjithë vizitorët vendas dhe të huaj të cilët duan të njihen me atraksionet, monumentet dhe historinë e qytetit”, shkruan Veliaj.


Tirana është në një qytet që gëlon nga turistët, thuajse në çdo muaj të vitit kalendarik. Nga viti 2015-2016, kur Tirana vizitohej nga jo më shumë se 100 mijë turistë, brenda 8 viteve numri i tyre arrin në 4.5 milion.

Katërfishimi i numrit të turistëve ka ndikuar pozitivisht në ekonominë e qytetit.Numri i atyre që janë të punësuar në sektorin e turizmit (hoteleri, shërbime) është rritur me 30,000 ose e thënë ndryshe me mbi 2.3 herë.

Nëse më parë Tirana nuk kishte asnjë brand ndërkombëtar hotelerie në Tiranë, sot kryeqyteti shqiptar ka emra të njohur në të gjithë botën.




Skip to toolbar