“Më goditën me shkop bejzbolli në kokë” flet polici i burgjeve: Autorët u larguan me …

AKTUALITET


36-vjeçari Arbër Labi, punonjës i burgjeve, i cili mbeti i dhunuar mëngjesin e kësaj të shtune nga persona të paidentifikuar, të cilët i morën edhe armën e shërbimit, thotë se autorët e kanë goditur me shkop bejzbolli në kokë.

Sipas dëshmisë së tij autorët kanë qenë 3 persona të cilën i janë afruar dhe e kanë goditur në kokë me shkop bejzbolli. Ai ka nxjerrë armën e shërbimit, por ia kanë marrë dhe janë larguar më një fuoristradë të bardhë.

36-vjeçari dyshon se ngjarja lidhet me detyrën që ai mban si efektiv në burgun 313-të. Nga ana tjetër hetuesit janë duke verifikuar edhe ndonjë konflikt të mundshëm të Labit.

Ky i fundit punonte edhe në lokalet e natës në kryeqytet dhe po verifikon konflikete që mund të ketë patur me persona tëtjerë



Skip to toolbar