Me Macron në krah, po më tej? Rama: Sfidë, që pozicioni ynë i ri, të mos lidhet me qëndrimin tim në detyrë

Më të fundit


Gjatë intervistës në “Real Story”, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ka hedhur një bazë, e cila mund të hidhet edhe përmes komunikimit dhe krijimit të një afrimiteti në mes liderëve, vendet si Franca nuk i ndryshojnë këto baza sepse vijnë dy liderë të tjerë.

Ai ka theksuar se sfida e tij është që ky pozicion i ri i Shqipërisë të mos jetë një meteor i një periudhë kohe që lidhet me qëndrimin tim në detyrë.


Sipas kryeministrit, ne jemi një vend i vogël, nuk jemi një vend që kemi arsye që të ndajmë preferencat mes miqve.

Pjesë nga intervista:

Z. kryeministër, padyshim që raporti juaj me Macron është shumë special, dhe duhet thënë se ka një vlerë të shtuar në atë që po përjetojmë në këtë muaj mjalti mes Tiranës dhe Parisit, por klima në Paris mund të ndryshojë. Pasnesër mund të jetë Le Pen në krye të këtij vendi, nga ana tjetër ne si vend, jemi një vend që kur vjen puna për të marrë helikopterin marrim nga amerikanët, kur vjen puna për projektet energjitike si i Skavicës, Berisha zgjidhte francezët ndërkohë që ju zgjodhët amerikanët. Pra le të themi Shqipëria strategjikisht vijon të ketë SHBA aleatin e saj kryesor, konkurent në sferën globale me Francën.

Përtej këtij momenti personal, a mundet që Franca të kthehet një aleatë afatgjate e Shqipërisë?

Rama: E para, ne kemi hedhur një bazë dhe pavarësisht që bazat si kjo mund të hidhen dhe hidhen edhe përmes komunikimit dhe lidhjes krijimit të një afrimiteti në mes liderëve vendet si Franca nuk i ndryshojnë këto baza sepse vijnë dy liderë të tjerë. Sigurisht që çka na takon ne dhe është shqetësimi im i madh dhe sfida ime e madhe është që ky pozicion i ri i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare të mos jetë një meteor i një periudhë kohe që lidhet me qëndrimin tim në detyrë por të jetë një pozicion i Shqipërisë që kthehet në një vijë të traditës së politikës tonë të jashtme duke nisur nga qasja, jo më me atë servilizmin provincial karakteristik për shumë e shumë vite, dhe as me karshëllikun po provincial dhe me shpërthimet po provinciale sic ka ndodhur në ndonjë rast në të shkuarën që i kanë kushtuar Shqipërisë rëndë. Si për shembull në kohën e çarjes së madhe me SHBA në vitet përpara shkatërrimit të madh fizik dhe financiar të vendit. Ne jemi një vend i vogël, nuk jemi një treg, ku Franca, Amerika, Kina apo kushdo qoftë luftojnë për të marrë një vend, apo për të marrë territore. Ne jemi një vend i vogël, nuk jemi një vend që kemi arsye që të ndajmë preferencat mes miqve. Ne i kemi miq dhe partnerë të gjithë, SHBA janë një aleat i pazëvendësueshëm i Shqipërisë, por po kaq strategjik dhe i pazëvendësueshëm është BE dhe kur hyjmë te BE kemi Francën, Gjermaninë, Holandën, Italinë. Dhe duke u kthyer te ajo që the, në Itali ndryshoi qeveria erdhi një parti me të cilën nuk kishim asnjë lloj marrëdhënie, një parti me një lider që shihej si djalli i zi që mori fuqi në Romë dhe që do turbullonte të gjithë Europën, një parti që nga pikëpamja e ngjyrës politike ne nuk mund të ishim më larg se sa ishim dhe sot marrëdhëniet tona me Italinë janë më të mirat që kanë qenë ndonjëherë. Marrëdhënia ime me kryeministren është një marrëdhënie e shkëlqyer, kur hidhen bazat nuk ndryshojnë sepse këto vende funksionojnë me respekt për muret që ngrenë dhe që duhet ti ngrenë më lart. Jo hajde hiq gurët se i ka vënë ai tjetri, ose hajde hap gropën se këtu gropën që ishte e mbylli ai tjetri./abcnews.al




Skip to toolbar