“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”/ Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, nuk pranon tjetrin

Më të fundit


Analisti Frrok Çupi ka reaguar ashpër ndaj Sali Berishës, gjatë një interviste në “News Line” në ABC News, ku komentoi protestat dhe qëndrimet e kreut të Partisë Demokratike.

Çupi e cilësoi Berishën si simbol të dhunës dhe intolerancës, duke e akuzuar se nuk ka pranuar kurrë mendimin ndryshe, as brenda Partisë Demokratike.

Sipas analistit, Berisha e shkatërroi partinë duke mos lejuar zëra të tjerë dhe nuk pranoi as mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Berisha është vetë dhuna, nuk e pranon tjetrin. Nuk ka të ngjarë me asnjë tip udhëheqësi të dhunshëm, është specie më vete. Nuk i pranoi veprat e ndërtua nuk e pranoi djersën e shqiptarëve. Nuk pranoi zërin ndryshe në PD. E shkërmoqi atë parti e bëri zero. Sali Berisha nuk pranoi SHBA, me Berishën do kishim qëndruar në ato baltrat që ishim. Kjo që Berisha thotë tani është e njëjtë me atë që ka thënë “tjetrin ekzekutoje”, realisht ai ka ekzekutuar njerëz për qëndrim të ndryshme”., tha ai.



Skip to toolbar