Policia ka vijuar me kontrollet edhe gjatë natës së kaluar, duke pezulluar disa leje drejtimi e ndëshkuar me gjoba shumë shoferë.
Sipas uniformave, në aksin Sauk-Teg-Kashar janë kapur shoferë, që lëviznin me shpejtësi të frikshme deri në 202 km/h.
Njoftimi i policisë:
Monitorim,
dhe
, në Sauk-Teg-Kashar
24 Leje Drejtimi të pezulluara, nga këto 13 për shpejtësi deri 2.5 herë më shumë se norma e lejuar dhe 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Kontrolle parandaluese, në rrugët e evidentuara me rrisk për aksidente rrugore me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore gjatë fundjavës
Shpejtësi të frikshme 188 km/h deri ne 202 km/h në rrugën
e Tegut
Për 270 minuta kontroll me radar u pezulluan 13 patenta për shpejtësi nga 142 km/h deri në 202 km/h.
Ndërkohë kontrollet kanë vijuar dhe vijojnë në rrugët e kryeqytetit duke përdorur dragerat dhe si rezultat i kontrolleve deri në këto momente janë evidentuar 11 drejtues mjetesh duke drejtuar mjetet nën ndikimin e alkoolit në masë që varionte nga 0.35 mg/l deri 0.44 mg/l
Stop shpejtësisë, stop shpejtësisë,
stop shpejtësisë
Stop alkoolit në timon, Stop alkoolit në timon,
Stop alkoolit në timon
Respekto rregullat e qarkullimit për të pasur një destinacion të sigurt.