Me tatuazh si “thikë”, 35-vjeçari gjendet i mbytur në lumin Vjosë

AKTUALITET


Policia e Fierit njoftoi të shtunën pasdite, se rreth orës 13:40 është gjetur i mbytur një person në breg të lumit Vjosë. Personi i mbytur është gjetur në afërsi të fshatit Hambar, ndërsa sipas njoftimit të Polcisë, personi është një mashkull rreth moshës 35-vjeç.

Uniformat Blu sqarojnë se personi nuk është identifikuar, ndaj u kërkon personave të interesuar të paraqiten pranë morgut të spitalit të Fierit. Sipas informacionit paraprak, nga kqyrja e trupit të viktimës nuk dallohen shenja dhune.


Në momentin që është gjetur në lumë, viktima kishte të veshur një bulzë të bardhë, çizme të gjata, xhinse vishnje dhe një tatuazh në krah në formë “thike”. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e personit të mbytur  dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.




Skip to toolbar