Media prestigjoze britanike, artikull për Shqipërinë

AKTUALITET


Mediat prestigjoze gjithmonë e më shpesh po heqin paralele mes Shqipërisë dhe destinacioneve më të famshme e të lakmuara të turizmit nëpër botë.

Revista prestigjioze angleze “The Face”, i ka kushtuar një artikull kushtuar turizmit në Shqipëri, duke e cilësuar si një vend shpëtimi për të rinjtë britanikë dhe duke e krahasuar me Maldivet.

Artikullin e ndau sot në rrjetet sociale edhe kryeministri Edi Rama.

“Alb-mania e turistëve britanikë ose si u bë Shqipëria destinacioni i preferuar për këtë verë duke ndryshuar dita-ditës katërcipërisht sterotipet e krijuara përmes promocionit që vetë vizitorët nga Mbretëria e Bashkuar i bëjnë bukurive të vendit me festivalet verore dhe plazhet fantastike, por edhe përmes yllit tonë Dua Lipa që i bën të zbulojnë “Maldivet brenda Europës” siç Theface.com shkruan në këtë artikull dedikuar turizmit në Shqipëri”, theksoi Rama.



Skip to toolbar