Mediat angleze jehonë vrasjes së Nikulajt në Shëngjin: 5 britanikë mes gjakmarrjes shqiptare

AKTUALITET


Mediat britanike kanë shkruar sot për vrasjen në Shëngjin ku rezultojnë të përfshirë 5 shtetas angleze.

Përfshirja e 5 shtetasve britanikë në vrasjen e Ardian Nikulaj në Shëngjin ka zënë hapësirë të konsiderueshme në mediat britanike. Gazetat The Sun dhe Mirror japin detaje për ekzekutimin e ndodhur në Shëngjin dhe gjithë historinë e vrasjeve në Shqipëri.

The mirror shkruan se 5 britanikë janë shpallur në kërkim policor në Shqipëri dhe në Angli, pas njoftimit zyrtar të Policisë shqiptare për përfshirjen e tyre në vrasje.

Media të tjera shkruajnë se 5 britanikët kanë hyrë në spiralen e zakonit gjakmarrjes në Shqipëri. The SUN dhe citon deklaratat e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për përfshirjen e tyre në ngjarje.

Mediat britanike japin detaje të policisë shqiptare për videon e ekzekutimit, lëvizjet e vrasësit me shtetësi portugeze, si dhe lidhjet mes 5 britanikëve me personin që dyshohet si porositësi i ngjarjes kriminale.



Skip to toolbar