Klubi portugez kërkon Brojën në huazim

Më të fundit


Sulmuesin shqiptar, Armando Broja mund ta shikojmë në kampionatin portugez për sezonin e ardhshëm.

Sipas asaj që raporton “Bola Na Rede”, Sporting Lisbona, ka shfaqur interes për shërbimet e lojtarit shqiptar.


Klubi portugez, po mendon të marrë një huazim për një sezon Brojën duke shfrytëzuar marrëdhëniet e mira me klubin e Chelsea, që ka edhe kartonin e lojtarit.

21-vjeçari vuan një dëmtim të rëndë prej disa muajsh dhe pritet të jetë i gatshëm në verë. Broja është i pari në listë te Sporting për sulmin dhe priten bisedime në ditët e ardhshme mes palëve.




Skip to toolbar