Në debatin për emërimin e Gazmend Bardhit dhe Agron Gjekmarkaj nënkryetar të PD, nuk është më debat emërimi i tyre pa votë nga Berisha. Akoma më pak është debat në partinë e Berishës ndjekja e rregullave apo statuteve të partisë.
Paradoksalisht në këtë historinë e bashkimit të Gazmend Bardhit me të vetët, në PD e Berishës, po ta llogarisim me kriteret e Berishës, është Berisha ai që është poshtëruar dhe ka pranuar të gjunjëzohet tek Gazmend Bardhi. Madje emërimi pa votë i tij është një argument më shumë në këtë drejtim.
Debati i vetëm që ekziston mes Berishës dhe kundërshtarëve të tij, në gjithë historinë e tij politike ka qenë: a i mposht, apo e mposhtin, kundërshtarët.
Ky debat ishte dhe me Lulzim Bashën. Sali Berisha mund t’ia merrte atij partinë me votë për 24 orë mjafton ti shkonte në Kuvend më 18 dhjetor dhe gjithçka merrte fund në mënyrë demokratike. Por Berisha nuk e ka parim ti nënshtrohet votës, por do ose të mund dhe poshtëroj ose ta mundësh.
Sali Berisha nuk po e mundte dot grupin përballë tij edhe pse përdori çdo mjet. Në fillim shantazhet verbale, fyerjet dhe poshtërimet ndaj Bashës dhe Gazmend Bardhit, pastaj dhunën e 8 janarit, pastaj gjyqet pa fund për vulë e logo dhe deri akuzat për vrasje.
Nuk ja doli dot. Lulzim Basha qëndroi në vend të vet, qoftë dhe pa bërë asgjë, ndërsa pjesa tjetër e grupit, filluan të bëjnë llogarit e tyre.
Dhe krye llogaria e tyre ishte se si të përdornin poshtërimin publik të Berishës, shkuarjen e tij ne fund dhe pafuqinë e tij për të marrë opozitën zyrtare, duke e detyruar të bënte atë që donin ata.
Dhe në fakt ja arritën.
Sali Berisha, është gjunjëzuar dhe ka pranuar pazarin e tyre duke i marr direkt nënkryetarë vetëm që të mos quhet i humbur në këtë betejë.
Reagimet e shumta që kanë ngjallur brenda grupit të Berishës këto emërime, vijnë më shumë nga fakti se atyre nuk u ka shkuar në mendje që Berisha mund të gjunjëzohet para atyre që e kanë poshtëruar dhe ti thërras drejt e në krye të vendit.
Kjo i dekurajon ata që qëndruan dhe luftuan kundër tyre, pasi tani duhet të kafshojnë gjuhën për çfarë kanë thënë kur ti dalin para nëpër korridore, pasi ata janë fituesit e vërtet të betejës me Berishën dhe jo ata që i dolën Berishës në krah qysh ditën e parë.
Dhe ky është një bilanc që Berisha nuk e fsheh dot. As e justifikon dot tek militantët e tij. Thjesht përpiqet ti gënjej duke u thënë që nuk kanë ardhur me votën tuaj, por me votën time dhe mund ti heq prap kur të dua.
Është e besueshme se mund ta bëj atë, por nëse ka ndonjë ditë më të mirë pas kësaj. Por nuk besoj se do të ketë. Do të përpiqet të pranojë dhe poshtërime të tjera, pas kësaj.