Ndryshimet statutore të Rithemelimit/ Bushati: Kërkuam informacion, por nuk morëm përgjigje. U informuam nga mediat

Më të fundit


Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, Endira Bushati tha se janë njohur nga mediat në lidhje me ndryshimet e parashikuara statutore të grupimit.

E ftuar në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, Bushati shtoi se ka kërkuar që të njihet me rendin e ditës të këshillit por nuk mori përgjigje.

“Ne mund të heqim dorë nga të qenurit juristë dhe ajo që kam kërkuar ka qenë që të njiheshim me rendin e ditës dhe me propozimin konkret dy tre ditë para. Nuk pati përgjigje, erdhi disi konfuze nga Noka dhe të nesërmen u njohëm me një propozim nga media për ndryshim statutor. Është e tepërt se ai propozim shkakton trazira brenda rradhëve dhe në mbledhje unë nuk kërkova asgjë më shumë sesa ajo që i kam kërkuar Bashës në çdo mbledhje, që të ketë një renditje sipas afatit të statutit që 5 ditë para mbledhjes që njerëzve t’ju jepet kohë për të reflektuar dhe arritur në një dakordësi.

Këto procedura nuk janë aty thjesht jo 5 ditë apo 3. Ata janë që anëtarët e një organi kolegjial të njihen me materialin, të japin mendimet e tyre dhe në fund do të ketë një dakordësi që vjen edhe më votë. Kjo nuk u bë dhe mua më vjen keq se ishte kaq procedurale dhe parimore në thelb sepse synonte që njerëzit të dilnin nga ajo mbledhje të qetë.

Koha që merret për gjëra të tilla, se bëhej fjalë për të ndryshuar statutin e partisë, i miraton kuvendit por në të fundit i është paraprirë duke ia lënë këshillit kombëtar për raste të veçanta.

Rasti ishte i veçantë dhe dua të them që në parim askush nuk është kundër bashkimit.”, u shpreh ajo.

I pyetur nga gazetari nëse ka një rikthim të praktikave të Lulzim Bashës, analisti Frrok Çupi deklaroi:

“Përgjigja e drejpërdrejtë është se nuk ka një Lulzim Bashë, që të ketë pasur praktika dhe doktrinë të tij. Basha ishte një kopje e Berishës, një korrier e tij. I thoshte Saliu shko dhe përjashto Jozefinën, shkonte. Nëse do të kishte qenë Basha dikushi politikisht, me kredenca politike, PD do të kishte mbetur në atë vogëlsinë e vet. Siç po shikojmë ajo nuk po qëndron as në simbolikë si parti. Kështu që nga vjen kjo. Ka disa arsye që duhet kërkuar jo tek emrat si Bardhi. Ata nuk kanë sjellë asnjë kontribut, as ide apo harmoni. Asgjë nuk kanë sjellë. Kështu që kemi të bëjmë me një parti të shkulur, një pemë që po thahet dhe duhet lënë siç është. Nuk ka lidhje PD me PD që këta thonë.” /abcnews.al



Skip to toolbar