Meloni: Nuk e di pse forcat e majta po kontestojnë marrëveshjen me Shqipërinë

Më të fundit


Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka folur për marrëveshjen me Shqipërinë për strehimin e emigrantëve afrikanë, pas ratifikimit nga Këshilli i Ministrave ditën e djeshme (5 dhjetor).

Në një intevistë për “Sky Tg24” Meloni e cilësoi marrëveshjen si novatore dhe të dobishme.

Më tej ajo përmendi edhe lajmin që qarkulloi në media se partia e majtë në Itali u përpoq të largonte Ramën nga socialistët europianë me idenë se marrëveshja me Italinë për pritjen e emigrantëve afrikanë, nuk është politikë e majtë.

“Partia Demokratike u përpoq të largonte Edi Ramën e gjorë që është socialist nga PSE vetëm sepse të ndihmosh Italinë nuk është e majtë”, tha Meloni.

Ajo tha se nuk e di përse forcat e majta po e kontestojnë marrëveshjen me Shqipërinë, marrëveshje e cila sipas Melonit është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare.

“Nuk e di pse e konteston kështu e majta”, ndoshta sepse besojnë se nuk mund ta zgjidhim problemin, gjë që shpresojmë ta bëjmë në një realitet edhe pse jemi përballur me flukse të papara”, tha Meloni.

Ditën e djeshme marrëveshja me Shqipërinë e firmosur nga Meloni dhe Rama në 6 nëntor për pritjen e emigrantëve afrikanë, u miratua në Këshillin e Ministrave të Italisë.



Skip to toolbar