Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Memaliajt të hënën më 2 shtator. Pas një sherri brenda familjes, djali ka goditur me sëpatë babanë duke e lënë të vdekur në vend.
Nga informacionet paraprake raportohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Shalës të Memaliajt.
Mësohet se autori i ngjarjes së rëndë është shtetasi Arjan Shahaj, i cili ka goditur për vdekje babanë e tij, Iljaz Shahaj.
Menjëherë pas ngjarjes autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.
Kanë qenë familjarët e viktimës, ato që kanë lajmëruar polcinë për ngjarjen e rëndë.
Ende nuk dihen arsyet e konfliktit brenda familjes, që ka çuar në ekzekutimin makabër të babait nga djali i tij.