Kërcënoi me jetë babain e vet, arrestohet 35-vjeçari në Këlcyrë

Policia arrestoi një 35-vjeçar në Këlcyrë pasi kërcënoi me jetë babain e vet. Sipas një informacioni zyrtar nga Policia e Shtetit, mësohet se është parandaluar një “ngjarje e rëndë e mundshme”.

“Shërbimet e Postës së Policisë Këlcyrë arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 35 vjeç, banues në fshatin Ballaban, Këlcyrë. Shtetasi i mësipërm, në fshatin Ballaban, për motive të dobëta, ka kanosur për jetën babain e tij, shtetasin T. B., 66 vjeç.

Menjëherë, sapo kanë marrë njoftimin, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje duke parandaluar një krim të mundshëm në familje. Materialet në ngarkim të shtetasit A. B. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme”, thotë policia në njoftim.

Memaliaj, vret babanë me sëpatë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Memaliajt të hënën më 2 shtator. Pas një sherri brenda familjes, djali ka goditur me sëpatë babanë duke e lënë të vdekur në vend.

Nga informacionet paraprake raportohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Shalës të Memaliajt.

 Mësohet se autori i ngjarjes së rëndë është shtetasi Arjan Shahaj, i cili ka goditur për vdekje babanë e tij, Iljaz Shahaj.

Menjëherë pas ngjarjes autori është larguar nga vendi  i ngjarjes, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.

Kanë qenë familjarët e viktimës, ato që kanë lajmëruar polcinë për ngjarjen e rëndë.

Ende nuk dihen arsyet e konfliktit brenda familjes, që ka çuar në ekzekutimin makabër të babait nga djali i tij.

Skip to toolbar