Menaxhimi i fondeve, Rama: Do krijohet komiteti kombëtar i rindërtimit

AKTUALITET


Pranë rrënojave të lëna nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, kryeministri Rama tha se do të krijojë komitetin kombëtar të rindërtimit që do të merret me rindërtimin e banesave, me planifikimin, kordiminin dhe vendosjen e stadardeve të duhura në menaxhimin e situatës dhe fondeve. Rama foli për gazetarin Sokol Balla, i cili me emisionin e tij “Real Story” këtë herë kishte zbritur në terren në zonat e dëmtuara nga tërmeti në Durrës.

Rama tha ky komitet do të menaxhojë fondet e mbledhura dhe do të drejtohet nga Arben Ahmetaj, i cili ka një eksperiencë të shkëlqyer në këtë fushë. Kryeministri tha se ky komitet do të jetë një PPP për njerëzit në nevojë që do të administrojë fondet e mbledhura dhe t’i vendos në shërbim të banorëve të prekur.

“Ne kemi krijuar një komitet kombëtar të rindërtimit që do drejtohet nga Arben Ahmetaj. Do jetë i përbërë nga qeveria, biznesi, organizatat. Isha sot me Elvis Nacin, nesër do jem me Arbër Hajdarin, që po bëjmë një PPP për njerëzit në nevojë. Këta do jenë në tryezë se fondet e mbledhura prej tyre duhen administruar së bashku, askush të mos bjeri preh e propagandës së shpifur që po ju vjedhin, vjedhin. Një fjalë e ndyrë. Kjo është kultura jonë që do harmonizojë të gjithë veprimet. Ky komitet do të vendos standardet e planifikimit. Qeveria do të ketë këtë komitet që do të merret me rindërtimin. Kjo është situatë sikur këtu ka mbaruar një luftë. Këtu duhet një mikro plan Marshall. Unë do i vë në dispozicion të gjitha komunikimet për të sjellë sa më shumë ndihma” tha Rama në Real Story.

Kryeministri Rama tha se solidariteti në lidhje me situatën tragjike ishte i madh nga të gjithë, ndërsa shtoi se “fondet ndihmuese të mbledhura nga të gjithë aktorët e mobilizuara do të menaxhohen në mënyrë të unifikuar.”



Skip to toolbar