“Mes atyre që flasin shqipen me zemër, ka dhe nga ata që flasin shqipen e mllefit”

AKTUALITET


Emisioni “Real Story” dhe gazetari Sokol Balla zbritën të mërkurën në mbrëmje në terren, aty ku tërmeti ka lënë pas rrënoja, viktima, njerëz që mungojnë në apel dhe qindra forca shpëtimi që punojnë vazhdimisht. Stacioni i parë i “Real Story” ishte në qytetin e Durrësit, pranë një hoteli të rrënuar, ku humbën jetën disa persona. Gazetarit Sokol Balla iu bashkua në emision Kryeministri Edi Rama që erdhi për të ndjekur nga afër operacionin e shpëtimit. Rama u shpreh se është bërë një punë heroike në raport me situatën dramatike.

“Forcat tona kanë bërë një punë heroike me numrin e lartë të të shpëtuarëve në raport me situatën dramatike. Kontributi kryesor është i tyre. Një pjesë e të shpëtuarëve janë kontributi I miqëve nga të gjitha vedeve. Mes atyre që flasin shqipen e zemrës ka dhe nga ata që flasin shqipen e mllefit. U lutem shumë që ta lënë. Kjo është koha për tu bërë bashkë dhe për të cliruar energji pozitive”, tha Rama.


Kryeministri Edi Rama shtoi se pas kësaj situate do të ketë një ristrukturim të emergjencave civile. “Këtu ka ardhura ajka e Francës, ajka e Turqisë, Greqisë. Italia ka kaluar tërmete dhe sot ka njerëz në tenda akoma. Është shumë e rëndësishme ti shohim gjërat me zemër dhe dashamirësi. Këtu nuk jemi në kushtet e një përmbytje. Pas kësaj faze do kemi një ristrukturim për të blerë instrumenta super të shtrenjta. Gadishmëria është totale. Më shqetëson helmi i asaj pakice që rri në facebook dhe vetëm shan. Ka një moment për të reflektuar, mos vallë kjo që ndodhi është dhe një mesazh për të marrë frymë. Ata që janë në çadra janë më mirëkuptuesi se sa ata që bëjnë sikur vijnë dhe bëjnë sikur u vjen keq”, tha Rama.




Skip to toolbar