Merkel në Davos: Shpërndarja e vaksinave të jetë e barabartë

CORONAVIRUS


Kancelarja gjermane, Angela Merkel u angazhua për një shpërndarje të drejtë të vaksinës, pasi mori fjalën në Forumin online Ekonomik Botëror të Davosit.

“Në këto kohë mungese, është e rëndësishme që vaksinat të shpërndahen në mënyrë të barabartë”, theksoi ajo.


“Vaksinat, megjithëse nuk janë ende në sasi të mjaftueshme, janë premtuese dhe përfaqësojnë rrugën jashtë pandemisë, e cila nuk do të jetë aq e shkurtër sa shumë prej nesh kishim shpresuar”, theksoi kancelarja.

”Kjo pandemi është si një katastrofë natyrore”, tha Merkel.




Skip to toolbar