Kancelarja gjermane Angela Merkel, Papa Francesku e Greta Thunberg janë kandidatët kryesorë për çmimin e madh Nobel për paqen në botë.
Çmimi Nobel për paqen do të jepet më 11 tetor në Oslo. Papa Francesku karakterizohet për revolucionarizimin e kishës, luftën kundër varfërisë dhe heqjen dorë nga shumë privilegje.
16 vjeçarja suedeze Greta Thunberg, është kthyer së fundi në simbol të protestave anti qeveritare në shumë vende të botës, ku shumë protestues kërkojnë masa më të mëdha për mbrojtjen e klimës dhe për politika zhvillimi që reduktojnë deri në eliminimin e gazrave serë në atmosferë. Emri i saj pushtoi faqet e para të shtypit mbarë botërorë pas fjalimit që ajo mbajti në Samitin e OKB për klimën, teksa akuzoi liderët botërorë me fjalët: ‘Si guxoni? Keni vjedhur ëndrrat e mia dhe fëmijërinë time me fjalët tuaja boshe’.
Kancelarja Angela Merkel është gjithashtu kandidate për Nobel për Paqen 2019. Ky çmim ka shumë gjasa të fitohet prej saj për rolin vendimtar në krizat e refugjatëve dhe çështjen e Ukrainës.
Në Oslo, Kristian Berg Harpviken, drejtues i Institutit të Kërkimeve për Paqen (PRIO) dhe një prej ekspertëve më të dëgjuar për Nobelin e Paqes, e konfirmon fitoren e lideres gjermane. “Angela Merkal do ta marrë çmimin Nobel për Paqen”, deklaroi ai gjatë një konference shtypi.