Merkel viziton Aushvicin për herë të parë si kancelare

BOTA


Pas 14 vitesh si kancelare e Gjermanisë, Angela Merkel ka vizituar Memorialin e Aushvic-Birkenau. E shoqëruar nga kryeministri polak Mateusz Moraëiecki, Kancelarja Merkel njoftoi se do t’i dhurojë 60 milionë euro, që të mirëmbahet vendi ku nazistët drejtuan kampin e tyre më të madh të vdekjeve.  Merkel është kancelarja e tretë gjermane që shkon të shoh nga afër Aushvicin. Kjo vizitë vjen para 75 vjetorit të çlirimit të kampit nga Sovjetikët, në 27 janar 1945 dhe me rastin e 10 vjetorit të hapjes së Fondacionit Aushvic-Birkenau.

Në prag të udhëtimit të saj, Merkel tha se “lufta kundër anti-semitizmit dhe kundër të gjitha formave të urrejtjes” ishte përparësi për qeverinë e saj. Ajo mbajti një minutë heshtje në “Murin e Vdekjes”, vendi ku mijëra të burgosur të kampit u qëlluan për vdekje.

Merkel ka pranuar përgjegjësinë e Gjermanisë për mizoritë që janë bërë në luftën e Dytë Botërore,  ku 1 milion hebrenj u vranë në Aushvic-Birkenau, ndërsa rreth gjysma e hebrenjve u zhdukën si pasojë e Holokaustit.



Skip to toolbar