Drejtimi i OSBE nga Shqipëria, Rama: Moment historik për vendin tonë, inspirim për të ecur përpara

POLITIKË


Shqipëria mori sot presidencën e OSBE për vitin 2020, ndërsa kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë një hap historik dhe inspirimi për vendin. Gjatë fjalës së tij para ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të OSBE që ishin mbledhur në Bratislava, Rama tha se do të bëjnë të pamundurën për të ecur përpara dhe të nxisin politikën e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit dhe luftimit të korrupsionit.

 “Ne kemi marrë vendim për sa i përket të ardhmes së vendit tonë sesi e shohim të ardhmen në vitet e ardhshme, shpresoj te iniciativa jonë me partnerët për të vijuar bashkëpunimin. Ka shumë vendime kyçe me të cilat ne nuk kemi marrëveshje të qëndrueshme. Ka në fakt shumë çështje që kanë të bëjnë jo vetëm me termat e politikës, por edhe sigurisë. Shohim edhe në këtë tryezë ka qasje të ndryshme. Do të bëjmë të pamundurën për të parë përpara. Ky është një moment historik dhe inspirim për vendin tonë. Kjo lidhet me marrëdhëniet e mira me anëtarët dhe mikpritje që karakterizon Shqipërinë”, u shpreh Rama


Rama veçoi edhe disa nga objektivat e Shqipërisë në kryesimin e OSBE si dhuna kundër gruas dhe rritja e përfaqësisë së tyre në politikë, lufta kundër trafikimit të njerëzve, nxitja e paqes dhe harmonisë fetare, forcimi e dialogu dhe qeverisës së mirë etj.

Edhe një tjetër element i rëndësishëm i Shqipërisë është harmonia fetare. Marrja e Presidencës, është një hap i jashtëzakonshëm. Do të fokusohemi duke implementuar së bashku koordinimin e të gjitha politikave tona për të rritur kredibilitetin tonë. Nëse doni paqe në Europë duhet të implementohen edhe elementë të tjerë. Duke monitoruar zgjedhjet dhe mbështetur reformat, puna e OSBE-së ka qenë ngushtësisht e lidhur me njerëzit. Papa Françesku bëri vizitën e tij të parë në Shqipëri , në vendin e tolerancës fetare, në vendin e ku u strehuar hebrenjtë gjatë luftës së Dytë Botërore. Duke vendosur rekordin që asnjë hebre nuk iu dorëzua gjermanëve. Për sa i përket edhe vijimit të dialogut, kjo është e vetmja mënyrë për të rindërtuar besimin mes nesh. Korrupsioni dëmton prosperitetin e të gjithë rajonit, së bashku me kërcënimet e tjera. Do të luftojmë korrupsionin.Do vazhdojmë të forcojmë dialogun, do nxisim qeverisjen e mirë. OSBE, lider global kundër trafikimit të njerëzve. Të fokusohemi tek lufta kundër dhunës ndaj grave. Më shumë gra në pozicione në OSBE . Ne jemi ndër pesë vendet me më shumë gra në qeveri” tha Rama.




Skip to toolbar