“Merrni përgjegjësi që të ndihmoni sistemin shëndetësor”, apeli i Manastirliut: Ligj, mbajtja e maskave

AKTUALITET


Teksa mbajtja e maskave është bërë e detyrueshme, për të frenuar rastet me koronavirus, vjen një apel nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Manastirliu theksoi se maskat dhe barriera mbrojtëse duhet të bëhet pjesë e veshjes së secilit prej nesh. Sipas saj, duhet të ndihmojmë sistemin shëndetësor në përballimin e situatës.

https://www.facebook.com/watch/?v=1152904638416416

MESAZHI I MANASTIRLIUT
?COVID19
Maska ose barriera mbrojtëse duhet të bëhet pjesë e veshjes së secilit prej nesh në normalitetin e ri dhe vendosja e saj është LIGJ në të gjitha ambientet e mbyllura!

Që të ndihmojmë sistemin shëndetësor në përballimin e situatës nevojitet që çdo qytetar të marrë përgjegjësi individuale, duke vendosur detyrimisht maskën, për të ulur përhapjen e infeksionit!
#VendoseMaskën?
#RuajShëndetin
#TëNdihmojmëEkipetMjekësore??
?#COVID19?



Skip to toolbar