Imzot Frendo, me sytë nga Zoti për krizën

AKTUALITET


Imzot Georgo Frendo drejtoi të enjten meshën me rastin e 3-vjetorit të Shenjtërimit të Nënë Terezës në Katedralen “Shën Pali” të Tiranës.

Por ajo që ra në sy në fjalën e imzot Georgo Frendo ishte lutja që ai i drejtoi Zotit për gjetjen e një zgjidhje për krizën politike në Shqipëri.

“Çfarë do na mesojë nëse vjen sot? Së pari besoj se ka një mesazh shumë të rëndësishëm për dinjitetin e gruas. Në personin e saj ne shohim dhe dinjitetin e gruas. Ky është një mesazh i rëndësishëm ku në disa mjedise shqiptare gruaja është bërë më shumë si shërbëtore sesa një njeri që ka dinjitetin e vet. Mesazhi i saj për botën e sotme të shohim dinjitetin e çdo njeri pavarësisht nga rraca apo ngjyra.

Sot në një shoqëri që po bëhet çdo ditë edhe më shumë anonime. Nënë Tereza na tregon se në fytyrën e çdo njeriu duhet të shikojmë imazhin e Zotit, dhe atë që bëjmë me një person në nevojë, na bën të shohim fytyrën e Jezu Krishtit.

Një tjetër mesazh i saj është që të jemi të vëmendshëm ndaj nevojave të shoqërisë, mos të jemi indiferent.

Të angazhohemi për paqe, po përjetojmë një moment tensioni më Shqipëri, le të lutemi për të gjithë ata që kanë përgjegjësi për këtë gjendje”, u shpreh imzot Georgo Frendo.

Edhe më herët Imzot George Frendo ka përcjellë mesazhe drejtuar politikanëve që të gjejnë gjuhën e bashkëpunimit në mënyrë që t’i japin fund krizës në vend.



Skip to toolbar