Meta: Do kaloj më pak kohë me Tiranën politike

AKTUALITET


Presidenti Ilir Meta deklaroi gjatë konferencës së sotme për shtyp se pavërësisht se ishte përpjekur të rregullonte situatën politike në vend, përpjekjet e tij ishin minuar.

Kjo, tha ai e bën të reflektojë disi dhe të kalojë më shumë kohë pranë qytetarëve shqiptarë. Meta tha se në këtë situatë secili prej aktorëve të marrë përgjegjësitë që i takojnë përpara shqiptarëve, por ehde ndërkombëtarëve.

“Përpjekjet e mia u minuan. Secili aktor të marrë barrën e përgjegjësive të veta përpara vendit dhe ndërkombëtarëve. Do kaloj më pak kohë me Tiranën politike dhe do i kushtoj më shumë rëndësi qytetarëve shqiptarë”.

Ai komentoi edhe situatnë në Kosovë kur tha se respektonte vendimin e Kushtetueses.

“Si Presidenti i Republikës gjithnjë kam respektuar Kushtetutën e Kosovës. Është rëndësishme të mbizotërojë klima europinae dhe zbatimi i ligjeve”.



Skip to toolbar