Reforma Zgjedhore, Meta: Pres me padurim konsensusin e palëve brenda 31 Majit. Do t’i dekretoj

AKTUALITET


Presidenti i vendit, Ilir Meta përmes një konference për shtyp bëri me dije se do të miratonte ndryshimet e kodit zgjedhor dhe se mezi priste përmbylljen e tyre në Këshillin Politik.

“Sa i përket Kodit Zgjedhor jam i kënaqur, po ndjek zhvillimet. Ka përparime dhe mezi pres që palët të mbajnë fjalën dhe të përmbyllin me konsensus ndryshimet që kërkohen nga BE në radhë të parë por edhe partnerët e tjerë.


Menjëherë do t’i firmos këto ndryshime që të japim një lajm të mirë nga Shqipëria dhe Tirana për qytetarët dhe për partnerët pavarëesisht se s’do të jetë i pamjaftueshëm”,- tha Meta.




Skip to toolbar