Meta: Kush prek votën është armik i Republikës

Më të fundit


Nismën e tij, e cila dublon institucionet që merren me denoncimin dhe hetimet për krimet zgjedhore, Presidenti i vendit Ilir Meta e ka nisur nga Durrësi.

Kreu i shtetit po zhvillon një konferencë për shtyp me gazetarët nga qyteti i Durrësit, ku vuri theksin në ndalimin e blerjes së votës. Meta tha se në faqen e presidencës është hapur një adresë, ku qytetarët mund të denoncojnë krimet zgjedhore. ai u bëri thirrje qytetarëve që të dënoncojnë çdo gjë që kërkon të minojë zgjedhësit dhe votën.

Ilir Meta ka thënë se dritarja ‘denonco krimin zgjedhor’ e cila shfaqet në faqen e Presidentit të Republikës është e hapur për këdo që të denoncojë me prova.

Sipas tij gjithkush mund të denoncojë “çdo përpjekje apo veprim që lejon korrupsionin aktiv apo pasiv në zgjedhje, të denoncojë çdo shkelje e të drejtës së zgjedhjes, të denoncojë çdo anëtar i FA apo Policisë së Shtetit që shpërdoron detyrën apo mbështet një forcë të caktuar politike.

Ai u shpreh se thërret në aleancë qytetarët që nën moton ‘denonco krimin zgjedhor’ të bëjnë të mundur që gjithkush të vihet para ligjit.

“Kushdo që tenton të prekë votën nuk do të ketë shpëtim pasi është armik i republikës së Shqipërisë.  Prekja e votës instalon autokracinë dhe minon demokracinë duke përdhosur Kushtetutën, liritë dhe të drejtat e njeriut ku çdo e drejtë buron nga vota e lirë.  Rreziku i shitblerjes së votës është i pranishëm dhe shumë i madh. Ne duhet të denoncojmë hapur dhe pa asnjë hezitim. Për këtë arsye i kam hapur rrugë kësaj nisme për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore”, tha  Meta.



Skip to toolbar