Rama në Shijak batuta me edukatoret: Nesër fillon vaksinimi masiv, edhe vjehrrat do i keni top

Më të fundit


Nesër do të fillojë vaksinimi masiv për të gjithë të të moshuarit mbi 70 vjeç. I shoqëruar edhe nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kryeministri Edi Rama tha nga Shijaku se nesër do të fillojë vaksinimi intensiv.

Po ashtu kreu i qeverisë i shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë së Shijakut Elton Arbana, u njoh nga afër me investimet e kryera në zonë dhe me punimet e zhvilluar në kuadër të procesit të rindërtimit.


Arbana: Janë rikonstruktuar pallatet në qendër! Xhamia është dëmtuar për shkak të tërmetit dhe do t’ja lëmë në dorë Komitetit Mysliman që të ndërtojë një xhami më të madhe më të bukur më të re. Shumë shpejt do të nisë edhe ndërtimi i pallatit të Kulturës.

Ndërkohë një vajzë e vogël u ndal të takojë kryeministrin duke i thënë se: Ti je më i mirë se Luli, faleminderit për shkollën e re!

Rama ka shkëmbyer disa batuta me to duke u thënë se jo vetëm ato do të jenë më të qeta ndaj COVID-19, por do të sigurohet që edhe prindërit, vjehrrin dhe vjehrrën ti kenë mirë.

Ai tha se nesër fillon vaksinimi masiv, ndërkohë që një prej qytetarëve i tha se është demokrat dhe do e votojë Edi Ramën.

QYTETARI: Unë jam demokrat, do votoj për ju

EDI RAMA: Demokrat je ti?

EDI RAMA: E bëtë? Kujdes disa ditë sa të krijohen antitrupat, edhe do të jeni më të qeta.

Tani do fillojmë nesër intensivisht edhe për prindërti, vjehrrën, vjehrrin. Për të gjithë. Do të shpëtoni, nesër intensivisht për të gjitha moshat më të larta, vjehrrat do i keni top në shtëpi.




Skip to toolbar