Meta nuk heq dorë nga Beleri: Procesi ndaj tij ka qenë i ndikuar politikisht

Më të fundit


Ilir Meta vijon ti qëndrojë në krah Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, që u dënua këtë javë me 2 vjet burg nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Beleri u dënua për korrupsion në zgjedhje, apo blerje votash, por Ilir Meta, nën logon e së cilit u zgjodh ai kryebashkiak, mendon se i gjithë procesi është i ndikuar politikisht.


“Çështja Beleri është treguesi më flagrant i kapjes dhe përdorimit kriminal të shtetit dhe sidomos të drejtësisë nga Kryeministri dhe nga Qeveria, që nga policia, prokuroria, gjykatat dhe çdo element tjetër”

Beleri ishte kandidiati i koalicionit Bashkë Fitojmë, i Berisha-Metës, që u arrestua dy ditë pata 14 majit, kur qytetarët iu drejtuan kutive të votimit.

Që prej atij momenti, Ilir Meta dhe të gjithë opozitarët, pavarsisht vlerësimeve dhe hetimeve që bëri SPAK-u ndaj tij për blerje votash, i kanë shprehur mbështetje, duke sulmuar drejtësinë.




Skip to toolbar