Meta, sfidë para hyrjes në komision: Në detyrë deri në 2022

POLITIKË


Presidenti Meta ka sfiduar Komisionin Hetimor vetëm pak minuta para se të paraqitet për hetimin ndaj tij, duke deklaruar se është i bindur në veprimet e tij dhe që do të jetë në detyrë deri në vitin 2022.

Kreu i shtetit ka dalë nga presidenca në orën 09:46 për të ecur në këmbë drejt Kuvendit. I shoqëruar nga këshilltari për mediat Tedi Blushi dhe këshilltari dhe këshilltari për Çështjet e Sigurisë Kombëtare Bahri Shaqiri Meta u ndal të fliste edhe për mediat. Ai deklaroi se nisma e mazhorancës për shkarkimin e tij nuk është shqetësimi i tij ndërsa shprehu bindjen se do të vijojë të jetë në detyrë deri në fund të mandatit.


“Unë jam shumë i përcaktuar. Jam shumë mendje-mbushur dhe shumë i bindur në gjithë veprimet e mia. Nisma e mazhorancës nuk është shqetësimi im. Jam për t’iu garantuar të gjithëve se deri në 24 korrik 2022 presidenca do jetë një kështjellë e mbrojtjes së kushtetutës”, u shpreh Meta, ndwrsa falënderoi mediat për interesin e lartë të treguar për këtë çështje.

Komisioni hetimor për kreun e shtetit është ngritur për të hetuar nëse ai ka shkelur kushtetutën duke anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.Kreu i shtetit anuloi zgjedhjet me argumentin e situatës politike dhe bojkotit të opozitës, por KQZ dhe Kolegji Zgjedhor rrëzuan kreun e shtetit dhe shumica zhvilloi zgjedhjet, të cilat Meta dhe opozita nuk i njohin.




Skip to toolbar