Meta zbut gjuhën për Reformën në Drejtësi dhe merr meritat për miratimin

AKTUALITET


Në tre vjetorin e miratimit të Reformës në Drejtësi, presidenti Ilir Meta falënderon Komisionin e Venecias për ekspertizën dhe ndihmës sekretarin amerikan të shtetit në atë kohë, William Brownfield, për inkurajimin e politikës shqiptare në miratimin me konsensus të kësaj reforme. Në reagimin e së hënës, Presidenti Meta shfaqet me një gjuhë shumë të zbutuar krahasuar me sulmet e mëparshme drejtuar Reformës në Drejtësi, ndërsa i njeh vetes meritën e miratimit të kësaj reforme në kuvend në kohën kur ai ishte kryetari i parlamentit.

“Krenar që 3 vjet më parë, në detyrën e Kryetarit të Kuvendit, këmbëngula për miratimin me konsensus të plotë të Reformës në Drejtësi, për të mos lejuar kapjen e sistemit përmes ndryshimeve kushtetuese.

Sot kam një falënderim të veçantë për Komisionin e Venecias, për të gjithë ekspertizën e vyer e të pakursyer, që na dha në atë proces.

I lumtur që i qëndrova besnik rekomandimeve të këtij Komisioni për reformën kushtetuese, që garantonin pavarësi dhe paanshmëri të drejtësisë nga politika.

Një falënderim të veçantë kam sot edhe për Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjen e Zbatimit të Ligjit në Departamentin Amerikan të Shtetit të asaj kohe, z.Ëilliam Broënfield, për mbështetjen dhe inkurajimin që më dha, që Reforma në Drejtësi të ishte gjithpërfshirëse dhe të miratohej me konsensus të plotë në Kuvendin e Shqipërisë”, shkruan Presidenti Meta.

Më tej ai kujton falë miratimit të reformës në drejtësi Shqipëria mori rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave me BE-në. Meta shton se zbatimi i reformës në drejtësi do t’i hapë rrugën negociatave të mëtejshme me BE-në, por gjithashtu është e nevojshme sipas tij zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Vetëm falë atij konsensusi prej 140 votash Shqipëria gëzon ende rekomandimin historik për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian prej tre vitesh.

Lidhur me çështjen se kur do të çelen negociatat, kjo do të ndodhë vetëm atëherë kur të gjithë qytetarët shqiptarë të ushtrojnë sovranitetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të ndershme, demokratike, gjithpërfshirëse dhe të gjithëpranuara, për çdo nivel përfaqësimi politik dhe institucional.

Fillimi i negociatave do të jetë i mundur kur zbatimi i Reformës në Drejtësi të shkojë në drejtim të forcimit të shtetit ligjor, mbrojtjes së interesit publik, dhe garantimit të të drejtave demokratike dhe lirive themelore të qytetarëve të Shqipërisë”, thekson presidenti.

Kujtojmë se më herët në disa raste presidenti ka sulmuar ashpër ecurinë e reformës në drejtësi. Ai ka akuzuar kryeministrin Rama për kapjen e reformës dhe kthimin e saj në “Ramaforma”, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe sulmet drejtuar ndërkombëtareve të Euralius dhe ambasadës amerikane. Presidenti Meta ka deklaruar se kryeministri Rama i mbështetur nga ndërkombëtarët ka bllokuar emërimin e anëtareve të Gjykatës Kushtetuese. Por pas një investigimi të realstory.al, doli në pah se emrat e përzgjedhur nga KED e Metës për gjykatën kushtetuese u rrëzuan nga vettingu.

Krenar që 3 vjet më parë, në detyrën e Kryetarit të Kuvendit, këmbëngula për miratimin me konsensus të plotë të Reformës në Drejtësi, për të mos lejuar kapjen e sistemit përmes ndryshimeve kushtetuese. Sot kam një falënderim të veçantë për Komisionin e Venecias, për të gjithë ekspertizën e vyer e të pakursyer, që na dha në atë proces. I lumtur që i qëndrova besnik rekomandimeve të këtij Komisioni për reformën kushtetuese, që garantonin pavarësi dhe paanshmëri të drejtësisë nga politika.Një falënderim të veçantë kam sot edhe për Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjen e Zbatimit të Ligjit në Departamentin Amerikan të Shtetit të asaj kohe, z.William Brownfield, për mbështetjen dhe inkurajimin që më dha, që Reforma në Drejtësi të ishte gjithpërfshirëse dhe të miratohej me konsensus të plotë në Kuvendin e Shqipërisë.Sot pas 3-vjetësh, secili nga ne mund të bëjë vlerësimet e tij për këtë reformë. Bazat e ndryshimit rrënjësor të sistemit të drejtësisë janë në ligjin themeltar të shtetit dhe të qarta si drita e diellit. Por vetëm falë atij konsensusi prej 140 votash Shqipëria gëzon ende rekomandimin historik për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian prej tre vitesh.Lidhur me çështjen se kur do të çelen negociatat, kjo do të ndodhë vetëm atëherë kur të gjithë qytetarët shqiptarë të ushtrojnë sovranitetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të ndershme, demokratike, gjithpërfshirëse dhe të gjithëpranuara, për çdo nivel përfaqësimi politik dhe institucional.Fillimi i negociatave do të jetë i mundur kur zbatimi i Reformës në Drejtësi të shkojë në drejtim të forcimit të shtetit ligjor, mbrojtjes së interesit publik, dhe garantimit të të drejtave demokratike dhe lirive themelore të qytetarëve të Shqipërisë.Më poshtë do të gjeni qëndrimin tim, të mbajtur në seancën plenare të 21-22 korrikut 2016, që bëri të mundur miratimin me konsensus të plotë të Reformës në Drejtësi dhe shmangu kapjen e këtij sistemi nëpërmjet ndryshimeve kushtetutese:

Gepostet von Ilir Meta am Montag, 22. Juli 2019


Skip to toolbar