Mikrokreditë ‘shkojnë’ në SPAK/ Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencë për dosjen

EKONOMI


Prokuroria e Tiranës ka shpallur mos kompetencë dhe ka trasferuar dosjen e skandalit të mikrokredive në në prokurorinë e posaçme për krijimin dhe bashkëpunimin në skemat mashtruese të mikrokredive në kuadër të grupit të struktruar kriminal.

Sipas hetimeve, ka rezultuar së përmes këtyre skemave janë zhvatuar qindra  qytarë.  Hetimet kanë zbuluar se, administratorë  të mikro-kredive në bashkëpunim edhe me përmbarues, përmes blerjes dhe mbledhjes së kredive të këqija nga qytetarë të ndryshëm, kanë krijuar së bashku një skemë mashtruese me qëllim zhvatjen e qytetarëve. Këto shoqëri kanë përdorur të dhënat personale të debitorëve shumica prej të cilëve në vështirësi ekonomike.

Po kështu nëpërmjet presionit psikologjik dhe përndjekjes së debitorëve kanë firmosur marrëveshjeve të reja të kredie, por me interes më të lartë. Nga ana tjetër në korrik të këtij viti, Prokuroria e Tiranës vuri në sekuestro kuotat dhe asetet e shoqërive Mikro Kredit Albania dhe Final me dyshimin se janë krijuar nga aktiviteti kriminal.

Ndërkohë, në muajin maj, u vendos masa e sigurimit “arrest me burg” ose “arrest shtëpie” për nëntë persona që dyshohet se kanë abuzuar me licencat si kompani mikrokrediti dhe përmbarues gjyqësorë, duke zhvatur qytetarët përmes rifinancimeve me kushte të këqija të kredive të vjetra.

Në të njëjtën kohë prokuroria e posaçme është duke verifikuar edhe rolin e Guverantorit të Bankës së Shqipërisë Gent Sejko  në lidhje me masat që duhet të ndërmerte për aktivitetin e kompanive të mikro kredive.



Skip to toolbar