Miliona euro në fajde, kapet në Paraguai djali i ish prefektit të Shkodrës

AKTUALITET


Elton Radovani, djali i ish prefektit të Shkodrës, Paulin Radovani, i cili denoncoi skemën e fajdeve në Shkodër, është arrestuar në Paraguai pikërisht si pjesëmarrës në këtë skemë mashtrimi. 31-vjeçari Radovani ishte në listë e Interpolit për llogari të shtetit shqiptar në lidhje me skemën e fajdeve ku ai rezulton t’i ketë marrë persona të ndryshëm shuma parash që shkojnë në disa milionë euro.

Sipas të dhënave nga mediat paraguaiane, Radovani është kapur më 3 tetor në një autostradë publike gjatë një kontrolli të policisë. Pasi kanë parë të dhënat në pasaportën e tij, ka rezultuar se ai ishte në kërkim ndërkombëtar për mashtrim bankar.

Në datë 14 mars, Policia dhe Prokuroria zbuluan një skemë fajdesh në Shkodër. 23% ishte interesi në javë, nëse nuk ktheheshin lekët grupi i merrte prona dhe makina dhe i kalonin në emër të tyre. Të përfshirë rezultuan ish-kancelarë gjykate, noterë, policë dhe një ish-drejtues i LSI-së te Patentat në Shkodër. Ilir Sokoli u kap në tentativë për t’u arratisur, në Morinë. Në total u arrestuan 12 persona, ndërsa 4 janë në kërkim dhe 3 të pezulluar nga detyra. Gjatë operacionit u sekuestruan makina, prona, armë dhe rreth 500 mijë euro, ndërkohë që u pezullua një polic, noterja dhe një drejtor në Bashkinë e Shkodrës.

Në rast se nuk paguheshin lekët e dhëna, anëtarët e grupi i merrnin borxhlinjve prona dhe pasuri duke i kaluar në emër të tyre. 12 anëtarë të grupit të skemës së fajdeve u arrestuan dhe tre të tjerë janë në kërkim. Sipas ish-prefektit, autorët kishin dhënë para me fajde ndaj dy djemve te tij dhe disa të tjerë kane luajtur rolin e garantit, duke marrë para për llogari të dy djemve të Radovanit.



Skip to toolbar