Miliona njerëz do të mbeten pa WhatsApp

Më të fundit



Deri në fund të këtij muaji, miliona përdorues të WhatsApp do të mbeten pa aplikacionin e famshëm.

Ata që kanë telefona pak më të vjetër, mund të kenë probleme dhe të mbeten plotësisht pa Whatsapp për shkak të sistemit të vjetër të funksionimit.


Sipas The Sun, të gjithë përdoruesit e iPhone që nuk kanë iOS 9 ose më të ri, si dhe përdoruesit e Android që nuk kanë Android 4.0.3 ose më të ri, do të preken nga ky ndryshim.

Nga kjo, i bie se do të preken të gjithë ata që kanë një iPhone 4, ose, për shembull, Samsung Galaxy S2.