Militantët e mbështetur nga Irani kanë sulmuar me dronë fushat e përpunimit të naftës në Arabinë Saudite, duke shkaktuar zjarre masive dhe dëme të mëdha.
Dhjetë drone të lëshuara nga militantët e mbështetur nga Irani ndezën një zjarr të madh në objektin më të madh në botë për përpunimin e naftës në botë. Sulmet ndodhën rreth orës 4 të mëngjesit të së shtunës dhe epiqendra ishin cisternate e naftës në Abqaiq dhe në Buqyaq.
Ndërkaq sulmi është marrë përsipër nga rebelët Houthi të Jemenit. Edhe më parë ata
kanë sulmuar kufirin, duke goditur fushën e naftës Shaybah me dronë, muajin e kaluar dhe dy stacione pompimi të naftës në maj. Të dy sulmet shkaktuan zjarre por nuk prishën prodhimin.
Nga ana tjetër Irani zyrtar mohon furnizimin e Houthis me armë, edhe pse Kombet e Bashkuara dhe vendet e Perëndimit dhe të Gjirit Arab thonë se Teherani e bën këtë. Kjo vërtetohet edhe nga modelet e dronëve që kanë përdorur rebelët dhe që janë gati identike me ato të përdorura nga Irani.
Arabia Saudite nuk ka specifikuar nëse prodhimi i naftës apo eksportet janë prekur nga ky sulm.
Sulmi gjithashtu ka të ngjarë të rrisë edhe më tej tensionet në Gjirin Persik më të gjerë, në mes të një konfrontimi midis SH.B.A.-së dhe Iranit për marrëveshjen e bërthamore.