Ministria e Brendshme shqiptare ka reaguar pas masakrës me 6 të vdekur në Greqi.
Ajo informon se sipas autoriteve greke, viktimat janë shtetas turk me karta identiteti të një vendi të BE.
“Zyra e Ministrit të Brendshëm ka ndjekur prej momentit të parë ngjarjen në Greqi dhe nga informacioni paraprak nga autoritetet greke jemi informuar se viktimat kanë shtetësi turke me karta identiteti të një vendi të BE”, njoftimi i Ministrisë.
Fillimisht mediat greke raportuan se viktimat ishin shqiptarë.