Rikthimi i Bashës në PD për herë të katërt/ Nazarko: A pati vërtetë një ‘mea culpa’?

Më të fundit


Lulzim Basha u rikthye në krye të Partisë Demokratike për herë të katërt, por a pranoi se ka pasur faj në humbjen e zgjedhjeve të njëpasnjëshme?

Kjo ishte pyetja e ngritur nga analisti Mentor Nazarko në emisionin “Real Story” në ABC News, teksa shtoi se në vitin 2021, Basha pati rezultatin më të mirë në krye të PD-së, ku kjo forcë politike siguroi 59 mandate.


“Po më jep mundësinë që ta ripohoj me fjalë të tjera, atë qasje pse Basha kishte në raport me gjithë të tjerët që popullojnë këtë kazanin tonë politik, kishte të drejtën edhe të shfaqjes edhe të një here tjetër. Në momentin që kur, po zëmë, Rama, pas 11 vitesh, pas gjithë këtyre skandaleve arrin të ripropozojë veten e vet, të rishpikë veten e vet, Basha i cili ka humbur 4 palë zgjedhje, në 2021 arriti rezultatin më të mirë. Unë kam vetëm një pyetje, pse? A pati Basha vërtet një mea culpa për të gjithë gabimet e veta dhe ajo ty si intelektual, si një njeri që e ke lidhur veten apo jetën tënde politike me PD-në?”, theksoi ai.




Skip to toolbar