650 persona të lënduar nga tërmeti, 9 në observim intensiv

AKTUALITET


Ministria e Shëndetësisë ka dhënë shifra zyrtare sa i përket personave të lënduar nga tërmeti. Referuar burimeve zyrtare 650 persona janë lënduar dhe kanë marrë shërbim në spitale.

“Gjate ditës së sotme 650 të lënduar nga tërmeti kanë marrë shërbim në spitale. Aktualisht 65 të shtruar në spitalin e Traumës dhe në spitalin e Durrësit. Gjendja paraqitet e stabilizuar, 9 prej tyre janë në observim intensiv. Urgjenca kombëtare: 1200 thirrje për ndihmë; 260 misione me autoambulance”, njofton ministria e Shëndetësisë.

Në lidhje me operacionet e kërkim-shpëtimit, raportohet se 24 viktima dhe 44 të shpëtuar nga rrënojat në Thumanë dhe Durrës.



Skip to toolbar