Xhorxh Soros jep 500.000$ për pasojat e tërmetit

#NËRADAR


Tërmeti i së martës që tronditi Shqipërinë, shkaktoi pasoja të rënda në njerëz dhe materiale. Ndonëse, jetët e humbura nuk mund të rikthehen më, pas kalimit të situatës aktuale qindra familje do të përballen me mungesën e një strehe, pasi banesat e tyre u shembën. Solidariteti ka qenë i jashtëzakonshëm nga shoqëria vendase dhe ajo e huaj. Solidaritetit i është bashkuar dhe filantropi Xhorxh Soros dhe Fondacionet për Shoqërinë e Hapur, që do të japin 500.00 dollarë, si fond emergjence për pasojat e tërmetit.

“Menjehërë pas vënies në dijeni të situatës së krijuar në Shqipëri nga tërmeti me magnitudë 6.4 Rihter, drejtuesit e Fondacionit SOROS shprehen solidaritetin me familjet dhe njerezit që po vuajnë pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit. Në përgjigjie të situatës dhe përballimit të pasojave post-tërmet, janevënë në dispozicion fondi prej 500 mijë dollarë për fazën e rimëkëmbjes dhe rindërtimit për të prekurit dhe dëmtuarit nga tërmeti. Fondi në fjalë do të vihet në dispozicion të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë i cili do ta vërë atë në shërbim të qytetarëve më vulnerabël e qe po perballen me pasojat me te renda”, shkruhet në një deklaratë të fondacionit.


Ndërkohë, fondacioni shton se nisma të jashtëzakonshme i ka marrë gjithmonë me partnerë strategjik, ndërsa shton se Xhorxh Soros dhe Fondacioni për Shoqërinë e Hapur janë me zemër pranë Shqipërisë. “Ndërhyrje të tilla të jashtëzakonshme Fondacioni për Shoqëri të Hapur i ka ndërmarrë gjithmonë ne vende që janë partnerë strategjik dhe që kanë një lidhje të fortë me aktorët e shoqërisë civile, me qëllim ofrimin e mbrojtjes së menjëherëshme të operacioneve humanitare dhe rimëkëmbëse.  Xhorxh Soros dhe Fondacionet për Shoqëri të Hapur janë me zemër pranë Shqipërisë, shoqërisë shqiptare dhe të dëmtuarve që po përballen me pasojat e rënda të tërmetit”, shkruhet ndër të tjera në deklaratë. /Realstory.al/.




Skip to toolbar