Minxhozi: Emërimi i Koçiut në Ministrinë e Brendshme, zgjedhje me mesazh ‘katarsisi’

Më të fundit


Analisti politik Skënder Minxhozi, i ftuar në emisionin “Real Story”, ka komentuar kabinetin e ri qeveritare “Rama 4”, duke e cilësuar emërimin e Albana Koçiut në krye të Ministrisë së Brendshme si lëvizjen më domethënëse në arkitekturën e re të kabinetit qeveritar.

Sipas Minxhozit, ndryshe nga emërimet e tjera që mund të konsiderohen si lëvizje brenda logjikës politike dhe karrierës, rasti i Koçiut përfaqëson një mesazh të qartë ndryshimi dhe pastrimi nga e shkuara.

“Ka nevojë të reflektohet mbi origjinën që e ka shtyrë kryeministrin të ndërtojë këtë arkitekturë të qeverisë. Emërimi i Koçiut është ai që bën zhurmë dhe bie në sy. Kjo është një lëvizje me peshë dhe një mesazh katarsisi,” – u shpreh Minxhozi.

Ai theksoi se fakti që Koçiu nuk vjen nga strukturat e Policisë, por si një person civil jashtë sistemit, e bën këtë zgjedhje të veçantë.

“Po sjell dikë që nuk vjen nga radhët e Policisë, por nga jashtë sistemit. Kjo ka simbolikë të fortë.”

Ndërkohë, Minxhozi vlerësoi edhe rikonfirmimin e Belinda Ballukut si një figurë kyçe në qeveri, si dhe përfshirjen e Elisa Spiropalit në ministrinë  e Punëve të Jashtme.



Skip to toolbar