Minxhozi: Kur një protestë bëhet ‘energjike’, e destinuar të mbetet e vogël.

AKTUALITET


Analisti Skënder Minxhozi deklaroi se protesta që u ngrit pas vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv policie, e ezauroi shumë shpejt ciklin e saj në këtë lloj forme.

Gjatë fjalës së tij në ‘Real Story’ në ‘News24’, Minxhozi tha se kur një protestë bëhet shumë ‘energjike’ është e destinuar sipas tij që të mbetet e vogël. Sipas Minxhozit, model i protestave ishte ajo e Rrugës së Durrësit, e studentëve, që rrëzoi gjysmën e qeverisë ‘Rama’.

“Nëse shohim protestën aktuale mund të them se ka disa shkaqe; ka shumë arsye për të protestuar. Në çdo kohë ka motive për të protestuar. Por le të shohim se pse u ezakurua shumë kjo protestë. Se besoj se është çështje numrash se pse u ezarua. Protesta lindi jo e madhe dhe e ezauroi ciklin si jo e madhe numerikisht. Kur një protestë kalon dhe bëhet energjike, është e destinuar që të ngelet e vogël. Shumica e njerëzve se duan aspektin ‘energjik’ të një protestë. Dhe gjejnë mënyra për ta anashkaluar. Ne protestat më të mëdha i kemi pasur protesta partish. Këtu është një shtet që nëse do të marrësh një të drejtë studimi, dhe formimi i një partie jep bursa. Për të zënë vend pune duhet ë kesh miq. Që të kesh sukses duhet të jesh brenda asaj pjese ku ka klorofil dhe një pjesë partie. Pjesa tjetër është e djegur, shkretëtirë. Kur vinë protesta të tilla që janë energjike, që nuk artikulojnë. Do hiqnin nga puna një person që 90% nuk e njohin, siç është heqja e drejtorit të policisë. Mos mbështetjen politike e shoh dhe në një aspekt tjetër. Opozita kishte një frustrim që duke u përfshirë në këtë ngjarje, evokimi i ngjarjes tjetër do të ishte më i fortë. Që mos të përmendim gjerat e vjetra, po e lëmë këtë gjënë e re. Protesta e rrugës së Durrësit rrëzoi gjysmën e qeverisë. Kur bien trungjet, unë nuk i shoh rrënjët. Një pjesë e popullsisë shqiptare kanë dhe frikë të dalin, që është dhe një pandemi që ne ruhemi. Këto grumbullime quhen ‘bomba covidi’. Ky element duhet të vënë në dukje. Tek ‘Rruga e Durrësit’ u ofrua një model që iu ofrua dhe palës tjetër, që i del në ëndërr dhe opozitës. Rrëzoi gjysmën e qeverisë shqiptare.”, tha Minxhozi.



Skip to toolbar