Fatos Lubonja: Protesta jopolitike është sterile. Alibia më e mirë që ka pushteti është që këtu është armiku.

AKTUALITET


Analisti Fatos Lubonja e shikon çdo gjë politike dhe kompleksimin, se pas një proteste mund të jetë apo t’i bashkohet opozita të gabuar. Lubonja tha në “Real Story” në News24 se protesta jopolitike është sterile duke e ilustruar me paradoksin filozofik të gomarit që ngordhi nga uria.

“Kjo që ka ndodhur në Shqipëri është një manipulim që ka bërë politika që ose je me PD ose je me PS, ose je komunist, ose antikomunist dhe kjo ndarje iu ka leverdisur të dy palëve për t’i mbajtur në llogore dhe kam llogoren time. Kur vjen puna bashkohen të gjithë në llogoren time.
Këtu harrohet çështja, ajo që ka ndodhur. Alibia më e mirë që ka pushteti është që këtu është armiku. Flas për këtë kompleksimin që kanë që thonë njerëzit, a të manipuloi PD, aq sa njerëzit thonë se është e politizuar. Por nuk ka gjë që mos të jetë politikë. Pse në një moment të caktuar të tërhiqem unë si student, në qoftë se jam student se është opozita.
Në parim studentët, thoshin nuk i duam ne ata të Astirit se ata i ka manipuluar PD se ka shkuar djali i Fahri Balliut. Ne e kemi jopolitike protestën, kjo është sterile. Ky është sterilitet politik, se është si gomari i Boridanit, filozof, ishte njeri që ishte dhe i etur dhe i hahej. Kishte një kovë me ujë këtej dhe një kovë me tërshërë në të njëjtën distancë në anën tjetër dhe thoshte të ha përpara, apo të pi përpara dhe ngordhi. Ti mund të jesh në një rast me opozitën, nuk mund të jesh i baraslarguar sepse ty të manipulon opozita. Mund të jesh më afër opozitës, mund të jesh më afër qeverisë në anën tjetër. Të jesh i kompleksuar dhe pastaj dështon. Dhe presim ne të vijë ndonjë tjetër. Po kush do vijë tjetër këtu pastaj. Jezu Krishti sikur të zbresë këtu, këta e fusin në burg siç futi inkuizitori i madh Jezu Krishtin tek Dostojevski”, deklaroi Lubonja.





Skip to toolbar