Miratohen 6 miliardë euro për Ballkanin/ Një miliard i merr Shqipëria, në Bruksel votohet marrëveshja

Më të fundit


Këshilli Europian dhe Parlamenti Europian kanë arritur një marrëveshje të përkohshme për krijimin e një Lehtësie për Reformat dhe Rritjen Ekonomike të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

2 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro kredi do të jepen për partnerët e Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor, si pjesë e Instrumentit ekzistues për Asistencën e Para Aderimit, duke rritur kështu në mënyrë të ndjeshme ndihmën financiare për rajonin tonë. Marrëveshja e përkohshme, e cila u miratua këtë të enjte nga Presidenca e Këshillit Europian dhe Parlamenti Europian do të duhet që të marrë edhe një miratim final sa i përket rishikimit ligjor-gjuhësor, një procedurë kjo e cila vlen thjesht për formalitet.

Presidentja e Parlamentit Europian Roberta Metsola shkroi në rrjetin social X se zgjerimi është mjeti më i fortë gjeopolitik i BE –së dhe investimi prej 6 miliardë eurosh në rajonin e Ballkanit Perëndimor do ta ndihmojë këtë rajon që të jetë gati me tregun e përbashkët përpara anëtarësimit.

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor u prezantua nga Komisioni Europian më 8 nëntor të vitit të shkuar dhe vendi ynë pritet të përfitojë nga ky plan 1 miliardë euro financim./abcnews.al



Skip to toolbar