Arrestohet i shumëkërkuarit shqiptar në Itali, përdori identitetin e vëllait të sëmurë për t’u fshehur

BOTA


Gjovalin Lesi, 55 vjeç, u arrestua një ditë më parë në Itali për një vrasje të ndodhur në vitin 1997.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi gjykata e Mirditës e ka dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen me kallashnikov të kunatit dhe motrës së tij pas një konflikti për motive të dobëta.

Sipas mediave italiane, ai kishte falsifikuar identitetin e vëllait me aftësi të kufizuara dhe më pas ka gjetur ‘strehë’ në Itali që në vitin 2003.

Që atëherë, ai nuk kishte kryer krime dhe arriti të jetonte i fshehur, duke punuar si punëtor i thjeshtë. Ai ndodhet në burgun e Materës dhe pritet të ekstradohet në Shqipëri.



Skip to toolbar