Buxheti dhe paketa fiskale për vitin e ardhshëm janë miratuar në parlament midis kaosit dhe tymit me 73 vota pro.
Pas kësaj dy nga ligjet më të rëndësishme financiare në vend do të rikthehen për diskutim më të detajuar në komisionet parlamentare.Gjatë diskutimeve do të ketë edhe shtesë amendamentesh apo rishikim të fondeve për institucione e ministri.Pas mbylljes së diskutimeve dhe miratimit nen për nen në komisionet parlamentare buxheti do të kaloj për të marrë aprovimin përfundimtar në parlament në 7 dhjetor.
Shtylla kryesore në buxhet për vitin e ardhshëm parashikohet të jetë rritja e pagave duke synuar që të arrihet niveli prej 900 euro për pagën mesatare.Për këtë zë janë parashikuar 11 miliardë lekë ose 110 milionë euro. Po ashtu edhe indeksimi i pensioneve dhe bonusi janë një tjetër zë që do të mbështeten nga fondet e buxhetit.
Po ashtu për herë të parë në kaq kohë buxheti 2024 parashikon që të ulë borxhin publik nën 60 %.
Ndërkohë që të ardhurat parashikohen në vlerën e 674.7 miliardë lekëve ose 6.5 miliardë euro.Investimet do të përqëndrohhen në mbylljen e projekteve aktuale përfshirë edhe rindërtimin.
Sipas relacionit të buxhetit ecuria ekonomia për vitin që vjen parashikohet të jetë më pozitive duke tejkaluar nivelin e këtij viti.Rritja ekonomike për vitin 2024 parashikohet të jetë 3.8%.