Misër dhe ushqime të skaduara, AKU gjobit dhe mbyll disa biznese në vend

AKTUALITET


Në disa kontrolle të kryera në qytete të ndryshme të vendit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se ka bërë bllokimin e disa bizneseve, gjobitjen e tyre si dhe sekuestrimin e qindra kilogramëve produkte ushimore, të cilat nuk kanë qenë të përshtatshme për konsum. Kështu, në Tiranë është bërë bllokimi i një Pastiçerie, e cila tregtonte produkte pa pasur liçensë përkatëse.

Ndaj subjektit “Sami Çerri” që prodhonte produkte të pastiçerisë, është marrë masa me gjobë prej 1.200.000 lekësh, ndërsa është bërë sekuestrimi i 225 kg produkte ushqimore dhe bllokim i aktivitetit. Në qytetin e Lushnjës, AKU ka gjobitur një “Market”, i cili tregtonte produkte ushimore të skaduara.

Ndaj subjektit “Lindita Gjini” është vendosur gjobë me vlerën 300.000 lekë, ndërsa është sekuestruar një sasi e konsiderueshme produktesh ushimore (amareta, djath, kroasan, kek, çajra, çokollata, pije energjike, vafer etj), të cilat kishin kaluar afatin e përdorimit.

Në qytetin e Korçës është gjobotir një subjekt i përpunimit të qumështit, i cili prodhonte djath jashtë kresave ligjoreve për treguesit e sigurisë së ushqimit. Gjithashtu, veç gjobës, subjektit “Petraq Zhidro” dhe “Liço A+B”, i është sekuestruar dhe një sasi prej 500 kg djathi.

 Po në qytetin e Korçës, është bërë ndërprerja  e aktivitetit për një njësi tregtimi, pasi nuk përmbushte kushtet hijeno-sanitore. Ndaj këtij subjekti është vendosur dhe një gjobë me vlerë 300.000 lekë.

Drejtoria Rajonale e AKU Shkodër, në kuadër të masave administrative të marra gjatë kontrolleve të kryera, ka bërë asgjësimin e rreth 48.7 ton produkti “farë misri” e papërshtatshme për mbjellje. Procesi i asgjësimit u krye me pjesëmarrjen e inspektorëve të AKU, Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Drejtorisë të Tatimeve.



Skip to toolbar