Mjekësia dhe Politekniku pezullojnë mësimin deri në 13 dhjetor

AKTUALITET


Universiteti i Mjekësisë dhe Politikeniku do të shtyjnë dhe me tre ditë nisjen e mësimit.

Auditorët e këtyre dy universiteteve do të jenë të mbyllyra deri në datën 13 dhjetor për shkak se nevojitet kryerja e inspektimit në godinat e këtyre universiteteve.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata njoftoi se vendimi për të vijuar pezullimin e mësimit u mor pasi është e nevojshme që të kryhet një inspektim i godinës nga ekspertët. Gjithashtu do të pritet dhe certifikimi i saj për të rifilluar mësimin.

 Ndërkohë, në Universitetin Politik është kryer raporti teknik dhe pezullimi është vendosur për të kryer riparimet e nevojshme, me qëllim që mësimi të rifillojë normalisht.

Për sa i përket rifillimit të procesit mësimor dy Universitetet bëjnë me dije se nxënësit do të njoftohen në ditët në vijim.



Skip to toolbar