Mogherini takim lamtumire me liderët e Ballkanit. Rama nga Athina në Bruksel

AKTUALITET


Përfaqësuesja e lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, do të zhvillojë të martën një takim të lamtumire me krerët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Bosnjës-Hercegovinës.

Në këtë takim do të jetë kryeministri Edi Rama, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, presidenti Aleksandar Vuçiç, ai i Malit të Zi Millo Gjukanoviç dhe anëtarët e Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës Zhelko Komshiç, Millorad Dodik dhe Shefik Xhaferoviç.

Theksohet se takimi do të shfrytëzohet për shkëmbim mendimesh mbi zhvillimet në rajon, zgjidhjen e sfidave dhe analizën e arritjeve gjatë mandatit të Federica Mogherinit.

Po gjatë të martës kryeministri Rama do të fluturojë drejt Athinës ku do të marrë pjesë në Forumin e vendeve të Ligës Arabe.

Në orën 13:30 me kohën vendase, Rama do të takohet me kryeministrin e Greqisë, Kiriako Mitsotakis, takim që pritet të zgjasë rreth një orë e ku do të diskutohet për çështje të rëndësishme. Ndër to edhe marrëveshjet e lëna “pezull” mes dy vendeve si ajo e kufirit detar. Ndërsa mbrëmja kryeministrin Rama do ta gjejë në Bruksel në takim me Federica Mogherinin dhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor.



Skip to toolbar