Vdes 18-vjeçari, aksidenti në Lushnje shënon viktimën e dytë

AKTUALITET


Ka ndërruar jetë rrugës për në spital, 18-vjeçari Alteo Shabani, i cili u aksidentua mbrëmjen e së hënës në rrethrrotullimin e Kolonjës, në autostradën Fier-Lushnje.

Alteo Shabani bashkë me dy persona të tjerë, po udhëtonin me një automjet tip Benz me targa AA 277 GN i cili ka dalë nga rruga dhe pasi është përplasur me bordurën anësore ka rënë në një kanal.


Në vendngjarje ka ndërruar jetë kushëriri i Alteo Shabanit, Jorges Shabani 21 vjeç. Ndërsa në spitalin e Traumës ndodhet në gjendje të rëndë Alban Doksani 24-vjeç.

Tre të rinjtë u përplasen me bordurën e autostradës Fier-Lushnje në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Kolonjës dhe automjeti përfundoi në kanal. Dyshohet se shkak për aksidentin është shpejtësia tej normave të lejuara.




Skip to toolbar