Për të justifikuar dështimin e protestës të Berishës, televizioni i familjes, Syri Tv, pretendoi se grupi i xhirimit të tyre u dhunua me ujë nga autoboti i policisë gjatë protestës.
Dhe pse grupi i xhirimit qëndronte në ballë të protestës, aty ku në fakt qëndrojnë militantët më të zjarrtë të Berishës, çuditërisht pretendojnë se nga dhjetëra televizione vetëm ata u dhunuan.
Por ka një pse dhe një të vërtetë pas.
Në këto pamje të siguruara, zbulohet edhe strategjia e ndjekur këtë herë nga Berisha. Grupi i zjarrit nuk kamuflohej më me çadra apo pankarta, por maskat dhe kapuçzinjtë kishin gjetur një tjetër strehë: makinën e Syrit.
Duket se molotovët dhe fishekzjarret hidheshin ekzaktësisht nga makina e televizionit Syri drejt efektivëve të Policisë.
Tashmë nuk ka më dyshime: Syri, përveçse duhet të transmetojë live gjithë protestën për fjalën e lirë, duhet të sigurojë edhe terrenin për hedhjen e molotovëve të lirë.
