Monika: Nuk di asgjë!/ Reagim në Facebook: Do marr masa ligjore!

AKTUALITET


Monika Kryemadhi reagoi sërish. Disa orë pas arrestimit të Ilir Metës, gjatë pasdites, përmes një postimi të dytë në rrjetet sociale Kryemadhi thotë se Gjykata ka vendosur ndaj saj masën detyrim paraqitje.

Ndërkohë veprat per te cilat akuzohet Monika Kryemadhi i quan “akuza të rreme të disa kallëzuesve shpifarakë, atentatorë në tentativë për të vrarë aksionin e opozitës shqiptare në tërësi.”

Megjithëkëtë Kryemadhi shkruan se nuk do të ndalet dhe ka udhëzuar avokatët e saj siç shkruan ajo për të “demontuar këtë farsë në çdo gjykatë brenda dhe jashtë vendit”.

Monika Kryemadhi komenton pamjet e ndalimit të Ilir Metës nga oficerët e BKH dhe shkuran se “krimet e Ramës përdorues të SKY dhe EÇ, nuk mund të amnistohen me pamjet e shëmtuara të ndalimit çnjerëzor të ish-Presidentit të Shqipërisë në mes të rrugës.”/abcnews.al



Skip to toolbar